KUPA E BOTËS/ Përcaktohen të gjitha çiftet fazës së 1/8-ave! PROGRAMI I PLOTË i ndeshjeve

Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, me nisjen e ndeshjeve të 1/8-ave të finales.
Ky është edicioni i parë në histori me 48 skuadra pjesëmarrëse, një format i ri që solli edhe një raund shtesë me eliminim direkt, atë të 1/16-ave, përpara fazës së 1/8-ave.
Pas përfundimit të ndeshjeve të 1/16-ave, tashmë janë përcaktuar përballjet që do të vendosin tetë skuadrat çerekfinaliste. Turneu do të vijojë më pas me çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe, e cila do të luhet më 19 korrik, në orën 21:00.
Programi i 1/8-ave të finales:
E shtunë, 4 korrik, ora 19:00 – Kanada – Marok
E shtunë, 4 korrik, ora 23:00 – Paraguaj – Francë
E diel, 5 korrik, ora 22:00 – Brazil – Norvegji
E hënë, 6 korrik, ora 02:00 – Meksikë – Angli
E hënë, 6 korrik, ora 21:00 – Portugali – Spanjë
E martë, 7 korrik, ora 02:00 – SHBA – Belgjikë
E martë, 7 korrik, ora 18:00 – Argjentinë – Egjipt
E martë, 7 korrik, ora 22:00 – Zvicër – Kolumbi

