Kryeqyteti nuk njeh fitues, Bicaj: Derbi i varfër! Për çfarë skuadrat dhanë në fushë, Partizani meritonte më shumë se barazimi
Derbi Tirana-Partizani është mbyllur pa gola. Ishte padyshim një sfidë spektakolare, pavarësisht se përfundoi në barazim.
Që në fillim, nuk munguan “ngacmimet”, me të kuqtë dhe bardheblutë që lëshuan sinjalet e para. Cara provoi në njërin krah, sakaq në krahun tjetër, edhe Jonuzi provoi disa herë të zgjidhë takimin.
Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë.
Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.
Nisur nga kjo panoramë, ish-futbollisti i Partizanit dhe trajneri i klubit të Burrelit, Ditmar Bicaj, në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” theksoi se Partizani u paraqit më mirë.
“Me atë çka dhuroi ndeshja besoj se Partizani meritonte diçka më shumë se barazimin.
Por duke parë frymën e fundit të derbit me penalltinë e humbur të Tiranës, besoj se pika që i mori Tiranës ishte një rezultat mëse i vlefshëm.
Si në derbin e parë, edhe i dyti përfundon në barazim, dhe ende nuk po shikojmë derbet në kohët e mëparshme, por po shikojmë ndeshje me këto rezultate zero me zero, që janë ndeshje shumë të varfra”, u shpreh Bicaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”