Tirana-Partizani/ VAR-i ruan paqen me një gol të anuluar, mbyllet pjesa e parë

Tirana-Partizani/ VAR-i ruan paqen me një gol të anuluar, mbyllet

Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e derbit mes Tiranës dhe Partizanit.

Takimi ka nisur me ritëm të kënaqshëm me të dyja ekipet që kanë rrezikuar portat respektive duke u shfaqur rrezikshëm veçanërisht në krahët e fushës. Një mundësi e mirë e Partizanit ishte ajo e minutës së 18-të me Arinaldo Rrapajn.

Mesfushori hyn në zonë nga e majta, shmang disa futbollistë dhe tenton gjuajtjen, por ajo është shumë e gabuar dhe topi shkon larg portës.

Ndërkohë Tirana ka festuar për pak sekonda avantazhin ndaj Partizanit, por sistemi VAR ka ndërhyrë duke i mohuar golin bardhebluve.

Tirana-Partizani/ VAR-i ruan paqen me një gol të anuluar, mbyllet

Gjumsi shpërthen në krahun e djathtë, harkimi i tij në qendër devijohet në portë nga Sembene i cili shkakton autogol.

Por VAR-i nuk konfirmon golin dhe pastaj akordon një pozicion jashtë loje të Jarmouni gjatë aksionit.

Partizani menjëherë pas këtij episodi u shfaq i rrezikshëm teksa në minutën e 33-të, Cara hyn në zonë nga e majta, gjuan por gjen përgjigjen e Selmanit i cili bllokon topin.

Tirana nga ana tjetër rrezikoi pas një goditjeje nga këndi. Pas një goditje nga këndi. Kola me kokë gjuan por kalon topin pak mbi traversën e Qirkos.

EMISIONET