S’ka fitues në derbi! Tirana humbet penallti në shtesë, Pano Qirko heroi i Partizanit

S’ka fitues në derbi! Tirana humbet penallti në shtesë,

Episodi më i rëndësishëm i fraksionit i erdhi pas 30 minutash lojë. Sembene shkakton autogol pas një topi të Gjumsit nga krahët, por festa e ekipit të Gugash Maganit zgjati pak. Goli i Tiranës u anulua pasi pozicioni i Jarmouni, u konsiderua si i parregullt.

Deri në vërshëllimën e arbitrit për të dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes, të dy ekipet patën edhe nga një rast të mirë, me Kolën dhe Mba.

Partizani e filloi “zjarr” fraksionin e dytë, teksa vetëm shtylla ndali Bintsouka-n nga goli. Më pas, Rrapaj vendosi në provë Selmanin, e menjëhershme përgjigja e portierit.

Në kohën shtesë, Tirana pretendoi penallti për shkak të një prekje me dorë, 11-metërsh i akorduar pas një verifikimi nga sistemi VAR. Portieri Qirko bëri heroin, duke i pritur penalltinë Prengajt.

Partizani kryeson tabelën me 28 pikë, ndërsa Tirana është në vendin e shtatë me 16 pikë.

EMISIONET