Kosova jashtë Botërorit / Jashari: Fatkeqësisht nuk ishte nata e tyre, patën raste por nuk arritën t’i konkretizonin

Përfaqësuesja e Kosovës i dha fund ëndrrës për kualifikimin në Botëror pas humbjes së mbrëmshme kundër Turqisë.

Edhe pse rezultati nuk ishte në favor të tyre, skuadra shkroi histori duke arritur për herë të parë në këtë fazë të garës, një arritje që u shoqërua me një mbështetje masive nga e gjithë Shqipëria.

Tifozët shqiptarë udhëtuan në numër të madh për të ndjekur ndeshjen, ndërsa mediat në Shqipëri i dhanë garës mbulimin e duhur.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e Ora News, Endrit Jashari shprehu falënderime të veçanta për këtë përkrahje:

“Shqipëria ishte, është dhe do të jetë gjithmonë krah Kosovës. Falenderim i madh për të gjithë ju që e mbështetët skuadrën tonë.”
Analiza e ndeshjes tregoi se humbja nuk erdhi për shkak të dominimit të Turqisë.

Kosova krijoi rastet e saj dhe kishte mundësi të qarta për të shënuar, por gabimet dhe mungesa e finalizimit ishin faktorët kryesorë që penalizuan ekipin dhe çuan në eliminim.

Pavarësisht zhgënjimit, arritja e Kosovës konsiderohet një sukses historik.

Skuadra tregoi potencial dhe la një shije shprese për të ardhmen, ndërsa uniteti i treguar nga tifozët shqiptarë mbetet një nga momentet më të ndritura të këtij rrugëtimi."

Ndiqni intervistën e plotë:

EMISIONET