Klubet shqiptare në Kupat e Europës, ja si do të përcaktohet pjesëmarrja pas “Final 4”

Klubet shqiptare në Kupat e Europës, ja si do të përcaktohet

Në rregulloren e aktivitetit për sezonin 2023-2024, FSHF ka përcaktuar edhe se si do të bëhet pjesëmarrja e klubeve në Kupat e Europës, ku gjithçka do të varet nga “Final 4”.

Në bazë të nenit 17 të rregullores, vendoset kështu: “Pjesëmarrja e ekipeve në kompeticionet e Champios League dhe të Conference League do të bëhet në bazë të ndeshjeve të ‘Final 4’. Ekipi fitues i ‘Final 4’ do të marrë pjesë në turin e parë të UEFA Champions League.

Ekipi i renditur në vendin e dytë dhe të tretë do të marrin pjesë në turin e parë të UEFA Conference League. Ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë do të marrë pjesë në turin e parë të UEFA Conference League.

Në rast se ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë është gjithashtu i renditur në njërin prej tri vendeve të para të ‘Final 4’, vendin e tij do ta zërë ekipi i renditur më mirë”.

EMISIONET