Ronaldinho firmos me Barcelonën, historia e pabesueshme që përsëritet
La Masia e Barcelonës është një nga kantinat më fantastike të futbollit dhe për këtë ka një shpjegim. Përzgjedhësit kërkojnë gjithmonë të afrojnë lojtarë të talentuar të cilët kanë marzhe të mëdha përmirësimi.
I tillë mesa duket ësshtë edhe Joao Mendes që për të gjithë është Ronaldinho Jr., djali i Ronaldinho Gaucho i cili ka firmosur një kontratë me akademinë më të njohur të planetit.
“Pas firmës së tij do të më shikoni më shpesh këtu. Tani kam një arsye më shumë për të vizituar me shpesh Barcelonën”, u shpreh ish-sulmuesi i skuadrës katalanase, i cili ka fitzuar gjithçka me fanellën blaugrana.