I bashkoi Conference League, Duka flet për konfliktin me Veliaj: Kryebashkiaku, sulm ndaj meje. Merrem me punë dhe jo baltë

Erion Veliaj u betua se do të largonte Armando Dukën nga Federata Shqiptare e Futbollit, por duket se tashmë është detyruar t’i bindet fatit dhe zgjedhjes së delegatëve të asambleve të futbollit.

Por si gjithmonë edhe te finalja e Conferencë League kryebashkiaku i Tiranës kërkon të bëjë propagandë në favor të tij duke kërkuar të marrë meritat.

Tashmë faktet flasin ndryshe, Kupa e Botës mbërriti në Tiranë dhe ndeshja e rrallë mes Romës dhe Feynordit që zhvillohet në Shqipëri u realizua pikërisht me angazhimin e Dukës, të cilin sot Veliaj u detyrua ta përshëndes pavarësisht përbetimeve.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistë për  "Ora e Betit" në Rtv Ora ka sqaruar pozicionin e tij në këtë konflikt. Sipas ai ajo që rëndom përshkruhet si tensione mes tij dhe Veliaj në fakt ka qenë një sulm i kryebashkiakut të Tiranës ndaj tij.

Por ai i qëndron zotimit se do të merret me punë dhe jo baltë.

Sebastian Zonja: Zoti Duka ju pamë krah zotit Veliaj, e kemi përcjellë në Televizionin Ora një situatë të tensionuar që ka qenë midis jush. Bashkëpunim institucional apo ka diçka më tepër?

Armand Duka: Në fakt nuk ka pasur asnjëherë një situatë të tensionuar mes nesh, thuhet rëndom kështu mes nesh, por ka qenë një sulm i kryetarit të Bashkisë karshi meje. Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga unë. Qëndrimi im ka qenë, është dhe do të jetë: Unë do të merrem me punët e mia, do të merrem me organizimin e sportit, me baltë nuk merrem. Kur ka kritika, jo vetëm nga kryetari i Bashkisë, por kritika konstruktive që kanë bazë i mbaj shënim nga çdo aktor i botës së futbollit apo atyre që konsumojnë futboll. Kur ka baltë apo qëllime të tjera politike nuk më intereson të harxhoj kohën me to.

EMISIONET