“Pendohet” Veliaj, i shtrin dorën dhe i “serviloset” Dukës për të marrë merita për finalen e 25 majit

Erion Veliaj u betua se do të largonte Armando Dukën nga federata shqiptare e futbollit, por duket se tashmë është detyruar t’i bindet fatit dhe zgjedhjes së delegatëve të asambleve të futbollit

Por si gjithmonë edhe te finalja e Conferencë League kryebashkiaku i Tiranës kërkon të bëjë propagandë në favor të tij duke kërkuar të marrë meritat.

Tashmë faktet flasin ndryshe, Kupa e Botës mbërriti në Tiranë dhe ndeshja e rrallë mes Romës dhe Feynordit që zhvillohet në Shqipëri u realizua pikërisht me angazhimin e dukës, të cilin sot Veliaj u detyrua ta përshëndes pavarësisht përbetimeve

Duka: Ne urojmë që me sjelljen tonë t’i bëjmë të huajt të vijnë sërish në Tiranë. Sot është një ditë e bukur që pas një pune u arrit një objektiv madhor dhe te kemi një aktivitet të madh. Ta shijojmë këtë finale.

Madje i detyruar nga situata Veliaj i ka shtrirë dorën Dukës, por pa i përmendur presionet në takimet e fshehta.

Edhe pse ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana në prezantimin e kupës së botës u mundua t’i afronte edhe më shumë, arriti vetëm tu shkëpuste buzëqeshje ndoshta dhe cinike, e shtirë apo ironike mes palëve.

EMISIONET