Holanda dhe zemërimi i De Jong: Njerëzit e shohin futbollin pa e kuptuar, do të më duhet që t’ua shpjegoj

Holanda dhe zemërimi i De Jong: Njerëzit e shohin futbollin pa e

Frenkie De Jong, si gjithnjë tregohet i drejtpërdrejt kur ka diçka për të thënë. Mesfushori i Barcelonës u kontestua nga tifozët dhe medias holandeze që e përkufizuan stilin e lojës së tij shumë pasive, pak agresive dhe me pak vertikalizim.

Pas fitores së Holandës me Suedinë 5-1, De Jong vendosi t’u përgjigjej ashpër këtyre kritikave.

‘Kam ndjesinë se shumë persona nuk kuptojnë asgjë nga futbolli, e shohin por nuk e kuptojnë-tha De Jong për SBS-nuk është keq, sepse iu lejon të gjithëve të flasin, por kjo është e vërteta. Dëgjoj që thonë që nuk jap pasime në thellësi, por kjo nuk është e vërtete. Thjesht nuk i kushtojnë vëmendje lojës. Gjithçka varet nga ndeshja, por edhe nga momenti. Mund të japësh një pasim në thellësi, por më pas topi shkon gjithnjë te portieri. Po, mendoj se disa persona e kanë të vështirë për ta kuptuar. Ndoshta duhet të ulem me ta ndonjëhere. Varet edhe nga momenti në vetvete, nëse dikush vrapon apo jo, si vrapon…’

De Jong më pas saktësoi se sulmi i tij ka të bëjë në përgjithësi me nënvlerësimin që bëhet ndaj futbollistëve holandezë nga media e vendit të tij.

‘Ndonjëherë në Holandë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje kualiteteve të lojtarëve, t’i vlerësojnë më mirë-shtoi De Jong-Kritikat janë të drejta nëse konsideron se një futbollist nuk po bën mirë, por ndonjëherë kjo gjë është kaq e ekzagjeruar dhe lojtarët e mirë përshkruhen si më të dobëtit. Kemi shumë djem që luajnë në nivelet maksimale, që janë aty prej vitesh ose që janë në një nivel të lartë. Të gjithë janë futbollistë të mirë, kushdo që mund të bëjë një ndeshje të dobët dhe është e drejtë nëse kritikohet për këtë. Të gjithë duan të thonë atë që duan dhe kam ndjesinë që në fund të fundit e bëjnë, thjesht për t’u bërë të njohur’.

EMISIONET