Hidhet shorti i Europianit U-21 që do të organizohet në Shqipëri dhe Serbi, rruga drejt finales së Tiranës

Hidhet shorti i Europianit U-21 që do të organizohet në

Europiani U-21 i vitit 2027, që do të organizojë fazën finale në Shqipëri dhe Serbi, ka mësuar sot rrugëtimin e skuadrave pasi është hedhur shorti i kualifikuesve të turneut.

Skuadrat janë ndarë në 9 grupe dhe fituesit e tyre, bashkë me skuadrën e dytë më të mirë gjatë kualifikuesve, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë të cilat janë kualifikuar automatikisht për fazën finale të turneut si pritëse.

Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta, do të përballen në play-off për 4 vendet e mbetura në fazën finale e cila zhvillohet me 16 ekipe.

Kosova përballet me kundërshtarë të vështirë, pasi ka rënë në një grup me Spanjën, por edhe me  ekipe si Rumania e Finlanda.

SHORTI

GRUPI A

Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino

GRUPI B

Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar

GRUPI C

Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni

GRUPI D

Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra

GRUPI E

Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni

GRUPI F

Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë

GRUPI G

Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë

GRUPI H

Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani

GRUPI I

Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi

EMISIONET