Ardit Halili: Gjasula na ndezi dhe një fije shprese ndaj Spanjës, të tentojmë të fitojmë ndaj iberikëve
Redaktori i lajmeve në “Ora News” Ardit Halilaj i ftuar në studion e emisionit “EURORA”, pas barazimit të kuqezinjve të arritur në Hamburg me Kroacinë, u shpreh se tashmë Shqipëria ka edhe një farë shprese, edhe pse të vakët, atë ndaj Spanjës.
“Gjasula ishte njeriu i ndeshjes, mund ta evitonte autogolin por risolli balancat e ndeshjes më pas, sepse do të ishte e rëndë edhe për atë vetë nëse ndeshja do ishte humbur.
Kurse tani me 1 pikë shkojmë dhe luajmë me shpresën edhe për të fituar ndaj Spanjës, mbase edhe për t’u kualifikuar në raundin tjetër, pse jo. edhe pse duket pak e vështirë, por nuk është e pamundur”, u shpreh gazetari Ardit Halilaj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EURORA”