Guerrilje në Podujevë për një ndeshje futbolli, 21 të arrestuar dhe 5 të plagosur

Guerrilje në Podujevë për një ndeshje futbolli, 21 të
Ndeshja e Superligës së Kosovës, Ballkani-Llapi është kthyer në një arenë lufte mes tifozëve të dielën pasdite në stadiumin “Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Sipas Policisë, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdoruar dhe gjuajtur mjete të forta.

Autoritetet kanë vënë në pranga 21 persona, ndërsa 5 të tjerë janë plagosur mes policëve dhe tifozëve. Dy prej të plagosurve në përleshje janë policë ndërsa tre të tjerët tifozë të të dyja skuadrave.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-2 për skuadrën e Llapit dhe trazirat mes tifozëve nisën në fundin e takimit.

Përveç dëmeve materiale në stadiumin “Zahir Pajaziti”, dëme ka pasur  edhe jashtë stadiumit, ku janë dëmtuar tri vetura e një autobus. 

Komunikata zyrtare e Policisë së Kosovës:

“Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët ‘Besnik Restelica’ dhe ‘Zahir Pajaziti’, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arlind Sadiku (@arlindsadiku89)

EMISIONET