“Grazie Roma”, Partizani i shpreh mirënjohjen klubit italian për ndeshjen miqësore

“Grazie Roma”, Partizani i shpreh mirënjohjen klubit italian

Partizani zgjedh rrjetet sociale për të falënderuar Romën pas ndeshjes miqësore të datës 12 korrik në “Air Albania” ku skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho sfidoi kampionët e Shqipërisë.

“Faleminderit Roma. Faleminderit mister Murinjo. Një falënderim i madh për të gjithë klubin e Romës për ndeshjen e mbrëmshme. Ishte një kënaqësi që ju mirëpritëm përsëri në Tiranë, në një tjetër natë speciale për qytetin tonë. Një falënderim special për mister Murinjon, për leksionin e tij mbi sportivitetin dhe respektin”.

Ky ishte mesazhi i Partizanit që mbante poshtë emrat e presidentit Demi, drejtorit Rama dhe trajnerit Zekiç.

 

EMISIONET