"Garë e çmendur për Superiore”/ Zguro: Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci në luftë të fortë për ngjitje
Në një lidhje direkte për "Ora Sport" ishte i ftuar futbollisti, Vangjel Zguro, i cili foli për garën e fortë në Kategorinë e Parë dhe rivalitetin për ngjitjen në Abissnet Superiore.
Ai e përshkroi kampionatin si një nga më të fortët e viteve të fundit, me disa skuadra që po luftojnë fort për vendet e para.
“Janë tre ekipe shumë të forta në Kategorinë e Parë, Skënderbeu, Laçi dhe Pogradeci.”-tha ai.
Në qendër të vëmendjes mbetet Pogradeci, që edhe këtë sezon është në garë për ngjitje, pavarësisht zhgënjimit të vitit të kaluar kur humbi mundësinë në fund.
Skuadra liqenase ka ruajtur ritmin dhe vijon të jetë mes pretendenteve kryesore.
Sipas analizës, diferencat mes ekipeve janë të vogla dhe çdo ndeshje mund të ndryshojë renditjen. Përballja direkte me Laçi shihet si një moment kyç për fatin e sezonit.
“Diferencat janë të vogla dhe çdo ndeshje bëhet vendimtare në këtë fazë.”-shtoi Zguro.
Gara për ngjitje në elitë mbetet e hapur, me Skënderbeu, Laçin dhe Pogradecin që luftojnë deri në fund për një vend në Superiore.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS:


