NDESHJA SHQIPËRI-POLONI/ Gjasula: Kishim dy raste të pastra. Kombëtarja bëri mirë, por nuk konkretizoi

Në studion e Ora Sport ishte i ftuar ish-futbollisti i Kombëtares Jürgen Gjasula, i cili analizoi humbjen e Shqipërisë ndaj Polonia dhe momentet që vendosën fatin e ndeshjes.

Sipas tij, kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të mirë në përgjithësi, por në nivele të tilla janë detajet ato që bëjnë diferencën. 

“Kishim dy raste shumë të pastra, por në këto nivele vendosin momentet e vogla.”-tha futbollisti.

Ai e përshkroi ndeshjen si të barabartë, sidomos pas minutave të para ku Polonia ushtroi presion për shkak të faktorit fushë.

Më pas loja u stabilizua dhe u kthye në një duel të hapur, ku të dyja skuadrat kishin mundësitë e tyre.

Sipas analizës, momentet kyçe u shfrytëzuan më mirë nga vendasit, ndërsa Shqipëria nuk arriti të konkretizojë rastet më të mira që krijoi.

“Ishte një ndeshje 50-50, por ata shfrytëzuan më mirë momentet.”-shtoi ai.

Përtej këtij takimi, Gjasula foli edhe për nivelin aktual të Kombëtares shqiptare, duke vlerësuar ndryshimin në mentalitet dhe paraqitje në vitet e fundit.

Ai vlerësoi punën e trajnerit Sylvinho dhe rritjen e nivelit të lojtarëve, që aktivizohen në kampionate të rëndësishme europiane. Sipas tij, Shqipëria tashmë paraqitet si një skuadër e denjë përballë çdo kundërshtari.

NDIQNIN EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS: 

EMISIONET