“Egnatia synon titullin"/ Juana Aliu: Ka ende punë, por besimi është i madh

Në studion e Ora Sport ishte e ftuar sekretarja e përgjithshme e Egnatia-s, Juana Aliu, e cila foli për momentin aktual të skuadrës dhe objektivat për sezonin.

Ajo pranoi se ekipi ka ende rrugë për të bërë dhe se ndeshjet në vijim do të jenë vendimtare për ecurinë në kampionat.

“Ka punë për të bërë dhe ndeshjet në vijim do tregojnë shumë.”-tha ajo.

Në diskutim u ngrit edhe pyetja nëse Egnatia ka “stofin e kampionit” këtë sezon.

Përgjigjja erdhi me bindje dhe dëshirë të madhe për sukses, duke reflektuar optimizmin që ekziston brenda klubit.

“Më shumë se ç’dua unë, s’besoj se do ndonjëri tjetër. Shpresoj shumë që po.”-shtoi Aliu.

Atmosfera rreth skuadrës mbetet pozitive, ndërsa besimi për një sezon të suksesshëm është i pranishëm, edhe pse gara pritet të jetë e fortë deri në fund.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË "ORA SPORT" NË ORA NEWS: 

 

EMISIONET