Gafa me Thuram-in, drejtori i Gladbach-ut: Na kushtoi shumë financiarisht

Gafa me Thuram-in, drejtori i Gladbach-ut: Na kushtoi shumë financiarisht

Roland Virkus, drejtor sportiv i Borussia Moenchengladbach-ut, ka folur për mikrofonat e ‘Sport1’, duke shpjeguar arsyen pse klubi po kalon një periudhë të vështirë:

"Në vitin 2021 kishim një skuadër jashtëzakonisht të shtrenjtë, të orientuar drejt futbollit ndërkombëtar. Edhe pandemia e Covid-it shkaktoi vështirësi për klubet profesioniste gjermane për shkak të mungesës së të ardhurave. Për më tepër, me lojtarë si Herrmann, Jantschke ose Stindl, kemi humbur figura shumë të rëndësishme."

Një tjetër aspekt që nuk duhet neglizhuar lidhet me largimet pa përfitim financiar, si ato të Marcus Thuram dhe Ramy Bensebaini:

"Nuk patëm mundësinë t’i zgjasnim këto kontrata. Kjo na kushtoi shumë para."

Ndërkohë, për faqen zyrtare të UEFA-s, Marcus Thuram ka folur në prag të ndeshjes kundër Bayer Leverkusenit: "Me Khéphrén (vëllai i tij që tani është tek Juventusi), kur ishim të vegjël, me një baba që luante futboll, e kishim ëndërr të luanim së bashku, në të njëjtën skuadër ose në skuadra të ndryshme, dhe ëndrra është bërë realitet.

Është e pabesueshme. Të dy kemi lindur në Itali, në Parma, pastaj shkuam në Torino. E njohim shumë mirë Italinë dhe tani jemi rikthyer. Marrëdhënia me të është e jashtëzakonshme, jemi shumë të afërt dhe flasim çdo ditë."

EMISIONET