Selena Gomez reagon ndaj emrave të nominimeve të “Grammy Awards 2025”!
Janë shpallur nominimet për edicionin e 82-të të çmimeve Golden Globe, dhe filmi “Emilia Perez” është bërë një nga favoritët, duke udhëhequr me shumë nominime. Selena Gomez, një nga yjet e këtij projekti, shpërndau lajmin në Instagram, duke shprehur lumturinë dhe mirënjohjen e saj për këtë sukses të madh. Ajo e theksoi se sa e gëzuar ishte për arritjet e filmit dhe për aktorët e tjerë që gjithashtu morën nominime.
Në postimin e saj në Instagram, Gomez shpërndau një video ku shihte shpalljen e nominimeve, dhe emocionet ishin të papërshkrueshme.
"O Zot, nuk e di çfarë të shkruaj. Jam kaq krenare për Zoe Saldana dhe mirënjohëse për nominimin"– shkroi ajo, duke theksuar se ishte një nder për të.
Filmi “Emilia Perez” ka siguruar disa nominime të rëndësishme, përfshirë nominimin për aktoren më të mirë, Karla Sofía Gascon, dhe për aktoren më të mirë dytësore, ku konkurron Selena Gomez kundër Zoe Saldana. Regjisori Jacques Audiard gjithashtu mori një nominim për punën e tij në këtë projekt, që është një komedi krimi.
Filmi “Emilia Perez”, me regji të Jacques Audiard, ka arritur të grumbullojë deri në dhjetë nominime, duke e bërë një nga filmat më të vlerësuar për këtë edicion të Golden Globe.