FOTOT/ “Kushdo që e miratoi këtë është një tifoz i fshehtë i Ronaldos” - Gabimi në statujën e re të Lionel Messit bëhet viral

FOTOT/ “Kushdo që e miratoi këtë është një

Një statujë e re 26-metërshe, e ngritur në nderim të ikonës së futbollit Lionel Messi, po tërheq vëmendjen për arsye të gabuara.

E vendosur në Patagoni, Argjentinë, statuja e portretizon Messin të gjunjëzuar mbi trofeun e Kupës së Botës, i pozicionuar mes këmbëve të tij.

Megjithatë, nga pas, skena, e cila synonte të nderonte fitoren e vendit në Kupën e Botës 2022, duket më pak festive se sa ishte menduar, duke shkaktuar reagime të shumta.

FOTOT/ “Kushdo që e miratoi këtë është një

Pamja ka shkaktuar komente virale në rrjetet sociale. “Duket si ‘reverse cowgirl’,” shkroi një tifoz në Instagram, duke iu referuar pozës. Një tjetër komentoi, “Oh, kjo është rrëmujë (Messy),” ndërsa një i tretë shtoi, “Kushdo që e miratoi këtë është një tifoz i fshehtë i Ronaldos,” duke aluduar për rivalin e famshëm të Messit, Cristiano Ronaldo.

FOTOT/ “Kushdo që e miratoi këtë është një

Artisti lokal argjentinas, Berosia, krijues i kësaj vepre, theksoi se fokusi i tij kryesor ishte fytyra e futbollistit.

“Të gjithë sytë e opinionit publik do të jenë te fytyra. Nëse nuk e bëj fytyrën siç duhet, gjithçka që kam ndërtuar shembet,” tha Berosia në një intervistë për The New York Times.

FOTOT/ “Kushdo që e miratoi këtë është një

Ai, i njohur më parë për statuja dinosaurësh dhe Jezu Krishti, shpjegoi vështirësinë e frymëzimit nga një yll i jetës reale.

“Mund të arrish të përcjellësh si dukej Krishti, ose në Darkën e Fundit – si dukeshin apostujt është e hapur për interpretim. Por me këtë, nuk mund të bësh gabim. Messi është Messi.”

EMISIONET