Finalja e Champions League tani ka muzikë…

Finalja e Champions League tani ka muzikë…

GJERMANI - Grupi i rokut Linkin Park dhe violinisti gjerman David Garrett do të jenë pjesë e spektaklit të finales së Champions League të shtunën e ardhshme, më 31, në Mynih Arena, ku PSG dhe Inter do të përballen për titullin.

UEFA konfirmoi të hënën se performancën e paralajmëruar më parë të Linkin Park në finale do ta shoqërojë edhe maestro gjerman i violinës David Garrett, i cili do të interpretojë një version të këngës së grupit White Stripes "Seven Nation Army", një këngë popullore në ngjarjet sportive.

Performanca e Garrett do të zhvillohet gjatë prezantimit të trofeut nga ambasadorët e klubeve finaliste, Javier Pastore dhe Javier Zanetti, përpara se ekipet titullare të dalin në fushë. 

EMISIONET