Lautaro: Shkojmë në finale në mënyrën perfekte, më të pjekur se sa në Stamboll

Lautaro: Shkojmë në finale në mënyrën perfekte, më

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, ka folur për Sky Sport gjatë ditës mediatike të UEFA-s, në prag të finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së. Sulmuesi argjentinas ka theksuar pjekurinë dhe përgatitjen e skuadrës:

Arrijmë në këtë finale me më shumë përvojë se sa në Stamboll. Dy vite më parë luajtëm një finale të rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë dhe e humbëm, por nga ajo përvojë kemi mësuar shumë.

Sot jemi më të pjekur dhe të kompletuar nga të gjitha aspektet.

Skuadra është pothuajse e njëjtë me atë të Stambollit dhe e dimë që na pret një sfidë shumë e vështirë, por kemi treguar shpirt sakrifice dhe unitet. E kemi merituar të jemi këtu pas dy vitesh. Tani na mbetet vetëm edhe një hap…

Çfarë la pas vetes humbja e titullit në kampionat?

Tri ditët e para ndjeva hidhërim dhe trishtim. Unë e jetoj futbollin në mënyrë shumë emocionale. Nuk më pëlqen të humbas dhe kur kjo ndodh, vuaj.

Por tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme përpara dhe nuk ka kohë për të kthyer kokën pas. Mund të përgatitemi vetëm për këtë finale, për këtë ëndërr. Kemi bërë një punë të madhe gjatë këtij sezoni dhe e kemi merituar këtë moment.

Në çfarë forme vjen Lautaro në finale?

Duhet të japim maksimumin të gjithë, nga ata që hyjnë në fushë e deri tek ata që janë në tribunë.

Ajo që të çon drejt fitores është forca kolektive. Duhet të lëmë pas gjithçka që ka ndodhur më parë.

Unë dua të fitoj me gjithë zemrën time, për veten time, për familjen time dhe mbi të gjitha për të gjithë tifozët e Interit dhe për këtë klub të madh që më ka përqafuar që në ditën e parë. Duhet të luajmë me zemër dhe me kokë.

Kë do të dëshironte të kishte në një telefonatë para ndeshjes?

Familja ime është pranë meje dhe për mua ajo është gjëja më e rëndësishme në jetë. Gjyshja ime po kalon një moment të vështirë dhe unë mendoj shumë për të. Mendoj për fëmijët e mi... janë ata që më japin forcë.

EMISIONET