Festë e çmendur në Norvegji, Viking fiton titullin pas 34 viteve

Viking ka fituar titullin kampion në elitën e futbollit norvegjez pas fitores së thellë ndaj Valerenga me rezultat 5-1.
Titulli u vendos në xhiron e fundit, me Viking që nuk gabuan për të mbledhur në fund 71 pikë, një mbi Bodo/Glimt, të cilët përfunduan në vend të dytë.
Për klubin norvegjez ky është titulli i parë pas plot 34 viteve pritje, ku menjëherë pas fishkëllimës nisi edhe festa e çmendur, me tifozët që e mbushën stadiumin.
Më e bukura ishte edhe mesazhi ndaj rivalit Bodo/Glimt, ku tifozët shpalosën një baner të bukur në të cilën shkruhej “Në ëndrrat tuaja”.
Viking kanë fituar edhe një vend direkt në play-offin e Ligës së Kampionëve për edicionin 2026-2027, ku edhe në rast që humbasin do ta kenë të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës.

