E PAPRITUR/ Bayern Munchen shkarkon trajnerin Julian Nagelsmann

“Rrufe në qiell të hapur”, Bayern Munchen largon nga detyra trajnerin Julian Nagelsmann. Edhe pse në çerekfinalen e UEFA Champions League dhe në garë për titullin kampion në Gjermani, drejtuesit e klubit më të titulluar të Bundesligës, kanë vendosur të ndajnë rrugët me teknikun e ri që ndodhej prej një viti t gjysmë në stolin e bavarezëve.
Vendimin e ka marrë bordi drejtues i klubit kampion të Gjermanisë pas një mbledhjeje të papritur ndërsa në vendin e Nagelsmann do të emërohet Thomas Tuchel, i cili u largua nga stoli i Chelseat pas fillimit të dobët të sezonit.
35-vjeçari Nagelsmann u kritikua pas humbjes 2-1 në transfertën e Leverkusen që pasoi atë të pak javëve më parë ndaj Borussia Mounchengladbach ndërsa kombinuar kjo disfatë me suksesin 6-1 të Borussia Dortmund, bavarezët zbritën në vendin e dytë të klasifikimit.

