Deklaratat e Matheus se Messi nuk e meritonte Topin e Artë, reagon Di Maria: Çfarë mënyre për t'u qarë?!
Messi fitoi Topin e Artë këtë edicion për herë të tetë. Argjentinasi mposhti konkurrencën e Erling Haaland për trofeun pretigjioz.
Fitimi i Kupës së Botës me kombëtaren “Albiceleste” ishte vendmitar për Leon që të pasurohej me të tetin Top të Artë.
Por ish-lojtari i kombëtares gjermane, Lothar Matheus u shpreh se këtë vit e meritonte ta fitonte norvegjezi Erling Haaland. Sulmuesi zhvilloi një sezon fantastik me Manchester CIty duke tripletën dhe duke qenë kyç me golat e tij në suksesin e ekipit.
Ndaj deklaratës së Matheus, reagoi shoku i Messit në kombëtare, Angel Di Maria. Mjaft shkurt ai ironizoi legjendën gjermane duke thënë: Çfarë mënyre për t’u qarë?!