Champions League/ PSG eliminon Arsenalin, sfidon Interin në finalen e 31 majit

Champions League/ PSG eliminon Arsenalin, sfidon Interin në finalen e 31

PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, parisienët fituan 2-1 në aktin e kthimit.

Pjesa e parë do vendosej nga goli i Fabian Ruiz. Në të 72-tën, Hakimi dyfishoi shifrat, duke dërguar në festë tifozerinë.

Për t’u theksuar edhe një penallti e humbur e Vitinhas. Anglezët u futën në lojë me golin e Saka, por shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi.

Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i njëjtë. PSG shkon në finale, aty ku do përballet me Interin më 31 maj në Mynih.

EMISIONET