Barcelona konfirmon rikthimin e Pedrit në stërvitje para sfidës me Alavés

Barcelona ka dhënë një lajm shumë të mirë para ndeshjes të së shtunës në La Liga kundër Alavés.
Klubi katalanas publikoi një foto në X me mbishkrimin: “Pedri po punon sërish me grupin”, duke konfirmuar rikthimin e mesfushorit 23-vjeçar në stërvitje.
Pedri u stërvit të enjten me pjesën tjetër të skuadrës dhe është në rrugën e duhur për të marrë “OK”-in mjekësor, çka mund t’i mundësojë atij të jetë pjesë e listës për takimin në “Spotify Camp Nou”.
‘Ylli’ spanjoll ka qenë jashtë fushave prej një dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës, mungesë që u ndie veçanërisht në humbjen e Barcelonës në Champions League kundër Chelsea-t, ku skuadra e Hansi Flick-ut vuajti mungesën e vizionit dhe kontrollit të ritmit që sjell Pedri.
Rikthimi i tij i afërt pritet të rikthejë boshtin e preferuar të mesfushës përkrah Frenkie de Jong, duke i lejuar gjithashtu Eric Garcías të rikthehet në qendër të mbrojtjes.

