Asani i shpreh dashurinë Shqipërisë: Nëse do kisha shtatë jetë, do t’i jetoja të gjitha si shqiptar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Tetor 2023, 23:32

Jasir Asani po shkëlqen me Shqipërinë. Sulmuesi, në 6 ndeshje të luajtura me kuqezinjtë, ka shënuar 3 gola.
Në një postim në rrjetet sociale, Asani i shpreh dashurinë kombit.
“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi. Nëse do kisha shtatë jetë, te të shtata-t do jetoja si shqiptar” – shkruan ai në Insta story.
Pritshmëritë për Asanin janë të mëdha për ndeshjet në vijim, ndërsa interesi është i madh për paraqitjet e tij në kualifikimin eventual në Euro 2024.