ANTONELLI SHPËRTHEN NDAJ SAINZIT/ Piloti i Mercedesit e quan “idi*t”, spanjolli i kundërpërgjigjet

ANTONELLI SHPËRTHEN NDAJ SAINZIT/ Piloti i Mercedesit e quan

Tensionet kanë shpërthyer që në provat e lira të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, ku protagonistë u bënë Kimi Antonelli dhe Carlos Sainz. Piloti i Mercedesit akuzoi rivalin e Williamsit se i prishi një xhiro të shpejtë në pistën Spa-Francorchamps, duke e ofenduar përmes radios së skuadrës.

Incidenti ndodhi gjatë sesionit të parë të provave, kur Antonelli u detyrua të frenonte fort për të shmangur një përplasje me Sainzin, i cili po lëvizte me ritëm më të ulët. I irrituar nga situata, italiani reagoi menjëherë në komunikimin me ekipin duke e quajtur pilotin spanjoll “idiot”.

Pas shqyrtimit të pamjeve, komisarët sportivë vendosën të mos ndërmarrin masa disiplinore ndaj Sainzit, duke e cilësuar episodin si një keqkuptim tipik gjatë provave të lira.

Nga ana tjetër, Carlos Sainz nuk e priti mirë gjuhën e përdorur nga rivali. Piloti spanjoll deklaroi se nuk beson se e kishte penguar realisht Antonellin dhe theksoi se ofendimet nuk kanë vend në garat e Formula 1.

“Nuk ndodhi asgjë. Ndoshta mendoi se duhej të largohesha më mirë, por nuk besoj se duhej të më quante idiot. Mendoj se është e ndaluar të ofendosh një kundërshtar, ndaj duhet të qetësohet pak”, u shpreh Sainz.

Megjithatë, Antonelli la pas polemikat dhe reagoi në mënyrën më të mirë në pistë. Piloti i Mercedesit regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave, duke lënë pas Lando Norrisin dhe Max Verstappenin, i cili kishte dominuar provat e para.

Përplasja mes dy pilotëve shton tensionin përpara kualifikueseve dhe garës së Çmimit të Madh të Belgjikës, në një fundjavë ku pritet një duel i fortë mes skuadrave kryesore të Formula 1.

EMISIONET