Gahler reagon për deklaratën e ministres serbe: Pres të shkarkohet, s’mund të injorohet

Gahler reagon për deklaratën e ministres serbe: Pres të

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler reagoi ndaj deklaratës së ministres serbe, Snezhana Paunoviç e cila ka thënë gjatë një interviste se po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviçit më 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

“Deklarata të tilla nga ministra të një vendi kandidat për anëtarësim në BE nuk mund të injorohen. Më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviç deklaroi në një intervistë televizive se, po të kishte qenë në vendin e Millosheviçit në vitin 1998, ‘do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët’. Pres që ajo të shkarkohet nga detyra!”, shkroi në X Gahler.

EMISIONET