Carlo Anchelotti, trajneri më i paguar i Botërorit 2026!

Botërori 2026, i pari në histori me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe i organizuar në tre vende (Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë), nuk është vetëm spektakël në fushë, por edhe një vitrinë për trajnerët më të paguar të futbollit ndërkombëtar.
Italia, edhe pse pa kombëtaren e saj, përfaqësohet në pankina nga tre trajnerë: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit, Vincenzo Montella në stolin e Turqisë dhe Fabio Cannavaro si përzgjedhës i Uzbekistanit.
Kush janë trajnerët më të paguar të Botërorit 2026?
Në aspektin ekonomik, është pikërisht Ancelotti ai që kryeson renditjen: trajneri nga Emilia, i konfirmuar së fundmi në krye të Brazilit, përfiton rreth 10 milionë euro në vit, shifër që e bën trajnerin më të paguar të kompeticionit.
Pas tij renditet Thomas Tuchel, trajneri i Anglisë, i cili kishte tashmë një pagë pranë 6 milionë eurove në vit para rinovimit, edhe pse detajet e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike.
Podiumi plotësohet nga Mauricio Pochettino, trajneri i Shteteve të Bashkuara, me një pagë prej rreth 5 milionë eurosh.

