Ana humane e Emiljano Martinez, ndihmon fëmijët e sëmurë me kancer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Mars 2023, 09:42
El Dibu Martinez nuk do të mbahet mend vetëm për festimet e shfrenuara pas Kupës së Botës. Portieri i Argjentinës duket se ka zbritur me këmbë në tokë tashmë që kanë kaluar disa muaj nga suksesi i Dohas.
Pasi nxorri në ankand dorezat e finales, i shiti ato për 42 mijë euro dhe të gjithë shumë e dhuroi në një spital që kujdeset për fëmijët me kancer. Gjest prekës nga ana e numrit 1 te Aston Villa-s, i cili u shpreh:
"Të ndihmosh një fëmijë të sëmurë është shumë më e rëndësishme se sa të mbash dorezat në një kuti në shtëpi".