Albion Rrahmani nis aventurën te Venezia me gol/ Shkëlqen në debutimin me klubin italian

Albion Rrahmani ka bërë një debutim ëndrrash me fanellën e Venezias, duke shënuar gol në ndeshjen e parë për skuadrën italiane.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës realizoi në miqësoren ndaj Dolomiti Bellunesi, ku Venezia triumfoi me rezultat 4-2.
Rrahmani gjeti rrjetën në minutën e 88-të, pas një aksioni të shpejtë, duke goditur fuqishëm me të djathtën dhe duke vulosur fitoren e skuadrës së tij të re.
Ky ishte një fillim pozitiv për sulmuesin kosovar, i cili tashmë ka shënuar golin e parë me Venezian dhe përgatitet për sfidat e sezonit të ri në Serie A.
Venezia do ta nisë edicionin me ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Modenas, ndërsa në kampionat përballet me Leccen.f


