Spahiu: Rilindja e ka çuar me sukses në 95 milion euro mos rimbursimi i TVSH-së, ka qenë nën 10 milion euro

Spahiu: Rilindja e ka çuar me sukses në 95 milion euro mos

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu shkruan se halleve të biznesit i shtohet se mos rimbursimi i TVSH-së.

Sipas Spahiut, Rilindja e ka çuar me sukses në 95 milion euro kur, historikisht ka qenë nën 10 milion euro.

Spahiut shton se rimbursimi i TVSH-së duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç bizneset penalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t'ju detyrohet atyre për çdo vonesë.

Përparim Spahiu: Nuk mjaftojnë taksa e tatime të larta, nuk mjafton as represioni dhe gjobat ndaj biznesit, nuk mjafton konkurueshmëria e pandershme e as klima e rëndë e të bërit biznes. Halleve të biznesit i shtohet dhe mos rimbursimi i TVSH që Rilindja e ka çuar me "sukses" në 95 milion euro kur historikisht ka qenë nën 10 milion euro. Të mos rimbursosh TVSH do të thotë ti mbash paratë e veta bizneseve, do të thotë shtim i panevojshëm i kostove për ta, pa përmendur sjelljen korruptive të tatimorëve, ku bizneseve ju kërkohet edhe më shumë se 20% e shumës.

Të bërit biznes në Shqipëri është në ditët më të vështira. Lehtësimi fiskal, ndryshimi i klimës së të bërit biznes, konkurueshmëria e ndershme, marrëdhënia miqësore me biznesin si kontributori kryesor i të ardhurave janë domosdoshmëri të ndryshimit që po vjen në zgjedhjet e ardhshme. Rimbursimi i TVSH duhet të jetë me ligj dhe ashtu siç bizneset penalizohen në rast mospagese të tatimeve dhe qeveria duhet t'ju detyrohet atyre për çdo vonesë. Ky quhet reciprocitet!

Vendi Euro Lajme Politikë perparim spahiu rilindja rimbursimi tvsh

EMISIONET