SOS nga Manatia: Masivi me pisha në flakë, zjarri u afrohet banesave, kërkohet ndërhyrje nga ajri
Zjarri që ka përfshirë masivin pyjor të fshatit Manati në Lezhë prej mesditës së sotme ka marrë përmasa të frikshme me kalimin e orëve.
Favorizuar nga era, flakët janë perhapur me shpejtësi, duke ju afruar zonës së banuar e vënë në rrezik banesat.
Në terren ndodhen zjarrfikësit e Lezhës, Kurbinit e Vaut të Dejës, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe mbrojtjen e banesave.
Situata konsiderohet kaotike dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri.
"Situata është shumë kritike, 5-6 shtëpi të rrethuara nga flakët. Zjarrfikëset e kanë të vështirë për të shuar zjarrin. Kam njoftuar kryeministrin dhe të gjithë, ka neglizhencë. Duhet të ndërhyjnë nga ajri, shpresoj të mos ketë dëme në njerëz" tha me shqetësim ish-deputeti Eduart Ndocaj, që është edhe banor i fshatit.
"Vatra e zjarrit është shfaqur rreth orës 13:30, ka marrë përmasa të konsiderueshme në sipërfaqe pyjore të llojit pishë për shkak të erës së fortë.Zjarri ka dalë jashtë kontrollit, situata është kritike. Zjarri po afrohet afër banesave. Shpresojmë të na vinë në ndihmë. Në terren janë tre zjarrfikëse" tha Artan Palushi, shef i agjensise së pyjeve, Bashkia Lezhë.
