Sondazhi: Shqetësimi i qytetarëve papunësia,varfëria dhe korrupsioni

Sondazhi: Shqetësimi i qytetarëve papunësia,varfëria dhe

Në kulmin e fushatës zgjedhore të 21 qershorit shqiptarët kanë dy shqetësime kryesore varfërinë dhe korrupsionin. Ky ka qenë përfundimi i sondazhit të mbështetur nga Ambasada amerikane për të nxjerrr në pah zërin e qytetarëve.Një tjetër problem që doli në pah nga ky sondazh ishte edhe pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në vendimarrje.

Në prag të zgjedhjeve të 21 qershorit shqiptarët ngrenë si problemet më të mëdha në jetën e përditshme varfërinë dhe korrupsionin.

Sondazhi “Zëri i Qytetarëve në Zgjedhjet vendore 2015” ka nxjerrë në pah se kumuniteti ka një sërë problemesh për të cilat kërkohet zgjidhje nga vendorët.

Të dhënat e mbledhura tregojnë se qytetarët nuk janë të përfshirë në vendimarrje, një fakt ky që rrezikon dështimin e reformave të ndërmarra midis të cilave edhe reforma territoriale.

Ky sondazh është zhvilluar në pesë qarqe të Shqipërisë përkatësisht në Berat,Lezhë,Durrës,Korçë dhe në Tiranë.

EMISIONET