Telefonatat e solidaritetit me RTV Ora dhe Ora News: TV-të e popullit, u sulmuat se ngacmuat 'folenë e grerëzave"

Telefonatat e solidaritetit me RTV Ora dhe Ora News: TV-të e popullit, u

Nëse do të dish se çfarë është RTV Ora dhe Ora News, mjafton të dalësh në rrugë të pyesësh qytetarët, apo të dëgjosh telefonatat e pafundme që mbërrijnë në emisionin “Ora Juaj”.

Emisioni i gazetarit Klodi Karaj, me telefonata që transmetohet çdo ditë në mëngjes në Ora News. Telefona të pafundme solidariteti mbërrijnë edhe në redaksi, si dhe në rrjetet tona sociale, facebook, instagram dhe tëitter por dhe në youtube mesazhet e solidaritetit janë të pafundme.

Një pjesë e tyre kanë kontaktuar edhe më përpara me gazetarët e redaksive tona për të kërkuar ti ndihmojmë të zgjidhin problemet që lindin nga burokracitë, paaftësia por dhe korrupsioni në administratë apo dhe problemet me gjyqësorin, ku shkuan për të kërkuar drejtësi por morën padrejtësi.

Dhe kanë gjetur zgjidhje.

Të tjerë e kanë zgjedhur si dritare informimi për lajmet më të fundit, trajtimin e ngjarjeve që i rrethon me një analizë më të thelluar apo dhe për të dëgjuar debatet që synojnë të zbulojnë të vërtetat që fshihen pas “ERTV”

Populli është gjykuesi më i mirë ai sheh, pozicionohet në anën e së drejtës dhe nesër ndëshkon me votë atë që abuzon me pushtetin dhe u dërgon gazetarëve forcat RENEA të armatosur gjer në dhëmbë .

Disa nga mesazhet e telefonatave ne studio. Degjoni videon

"Në qoftë se ju si media do të bëni kërkesë për të dalë në protestë, unë si qytetar jam gati."

Po flitet për një televizion që është ndët të vetmit që jep lajme opozitare,se unë nuk hap televizion tjetër …."

-" Ju keni thënë të vërtetën, por e vërteta është e hidhur për Kryeministrin e Shqipërisë dhe për Kryetarin e Bashkisë Tiranë'

- "RTV Ora dhe Ora News televizioni me demokratik dhe pluralist në Shqipëri. U sulmuan sepse qeveria e krimit i ka te gjitha pushtetet, ato lokale dhe ato qendrore, dhe ju punoni për të mirën e popullit dhe jo pa qëllim u sulmuat ju, e jo një media tjeter. U sulmuat ju sepse ju ishit ato që denonconit krimin, vjedhjet, masakrimet, ndertimet vend e pa vend, ju ishit dhe jeni TV i popullit.-

-" U shqetësova me raprezaljen që qeveria mori ndaj jush, pasi TV eshte edhe i joni jo vetëm i juaji. Sulmi nuk ishte i papritur për mua. Ju fatkeqësisht ngacmuat "folenë e grerëzave prandaj grerëzat janë të egërsuara"

-"Një shantazh, një presion, një show televiziv, kur jua bëjnë juve ata që juve na tregoni rrugët e na ndihmoni për ti zgjidhur gjithe ato probleme që ngren populli; vaj halli për ne… "

"Mua më irritojnë mediat e tjera… Mediat duhet të dalin në krah, madje edhe të sulmojnë duke nxjerrë lajme: u sekuestrua Ora News… Po flitet për një televizion që është ndët të vetmit që jep lajme opozitare,se unë nuk hap televizion tjetër …."

-"Po ca po sekuestroni mor vlla, kë po sekuestroni mor zotëri?! Gazetarët që po punojnë që janë të nderum që cdo ditë po na japin informacione të vërteta."

Më 3 gusht forcat RENEA mësynë për disa orë ambientet e RTV Ora dhe Ora News ndërsa Gjykata Kundër korrupsionit me kërkesë të SPAK ka vendosur sekuestron e dy televizioneve.

https://youtu.be/4ZwuK8yZJN4

Vendi Lajme solidaritet sulmi ndaj rtv ora dhe ora news

EMISIONET