Rafineritë e naftës në Ballsh, banorët: Tokat janë grabitur, ne jemi pa punë
Sikur të mos mjaftojë ndotja ekstreme, rafineria e naftës ushtron veprimtarinë e saj në toka të cilat nuk janë në pronësi të këtij subjekti. Banorët thonë se tokat janë rrëmbyer ndësa në fshatin Lavdan janë të punësuar vetëm 7 veta. Në këto kushte, të shumtët janë banorët e fshatit më të afërt me rafinerinë që kanë vendosur ta braktisin këtë zonë.
Ballsh-Hektarë të tërë toke janë zbatuar nga rafineria e ARMO-s në Ballsh por vetëm 7 banorë të fshtatit më të afërt janë punësuar. Banorët thonë se tokat e tyre janë grabitur, nuk ka patur asnjë herë dëmshpërblime për ta, ndërsa kërkesa e tyre e fundit është të punësohen për vende pune që nuk kërkojnë ekspertë.
Jeta e tyre kërcnohet dhe banorët janë të pashpresë. Nga kjo ndotja ekstreme e deri tek papunësia, ka bërë që banorët e fshatit më të afërt të rafinerisë të braktisin zonën e tyre. Madje edhe shkolla është kthyer në një kopsht, sepse prindërit kanë vendosur të mos i arsimojnë fëmijët këtu.
Për shkak të lendëve të demshme që çlirohen në ajër, prodhimet kanë rënë ndjeshëm dhe sic thotë dhe ky banor, po vdesin njerëzit dhe pemët po thahen.
Nëse udhëton drejt Ballshit nuk është e re që të ndjesh nga larg ajrin e ndotur nga rafineritë e naftës. Por nëse i aforohesh fshatit Lavdan, ajo që sheh është vetëm re tymi. Këto pamje të terrorizojnë ndërsa inistucionet lejojnë që puna në këtë kushtet të vijoj sikur të ishte një proces krejtësishtë normal.
