Skandali me bonusin e bebeve, Qeveria holandeze dorëhiqet pak javë para zgjedhjeve
Qeveria holandeze u dorëhoq dy muaj para zgjedhjeve për shkak të një skandali me skenën e mirëqenies së fëmijëve. Autoriteti i taksave akuzoi gabimisht për mashtrim rreth 20 mijë prindër e disa prej tyre u zhytën në borxhe. Kryeministri Mark Rutte tha se i gjithë sistemi dështoi, ndaj dhe përgjegjësia duhet të jetë e përbashkët.
Kryeministri holandez Mark Rutte njoftoi dorëheqjen e qeverisë si përgjigje ndaj zbulimit të skandalit në skemën shtetërore të mirëqenies së fëmijëve. Mësohet se Autoriteti i taksave akuzoi për mashtrim rreth 20 mijë prindër gjatë aplikimit për skemën e mirëqenies së fëmijëve
Presioni ishte shumë i madh ndaj qeverisë holandeze që përpara mbledhjes të së premten, ku u diskutua dorëheqja dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.
Momentalisht vendi ndodhet në vështirësi nga pandemia e koronavirusit pasi infektimet dhe numri ditor i viktimave është shumë i lartë, ndërsa vaksina po shpërndahet me ngadalë.
Një hetim parlamentar zbuloi në dhjetor se mijëra prindërve ju ishte ndërprerë ndihma shtetërore për fëmijët pas dyshimeve për mashtrim. Disa prej këtyre prindërve u zhytën në borxhe pasi u akuzuan gabimisht për mashtrim.
Qeveria kërkoi ndjesë për skandalin dhe mobilizoi 500 milionë euro për prindërit e prekur.
"Jemi në një mendje: nëse i gjithë sistemi dështoi atëherë edhe përgjegjësia duhet të jetë e përbashkët. Për këtë shkak do t’i paraqes Mbretit dorëheqjen e të gjithë kabinetit," tha kryeministri tashmë i dorëhequr Mark Rutte.
Edhe kryetari i Partisë së Punës Lodeëijk Asscher njoftoi dorëheqjen edhe nga zgjedhjet e 17 marsit. Partia e Punës është në opozitë ishte pjesë e koalicionit qeverisës deri në vitin 2017.
