Skandali i abuzimit seksual në Pogradec, Blerim Bishgjoni del në gjykatë me pranga në duar

Skandali i abuzimit seksual në Pogradec, Blerim Bishgjoni del në

Me pranga në duar dhe me maskë në gojë doli sot para gjykatës së Pogradecit për vlerësimin e masës së sigurisë i akuzuari për abuzimin seksual të një vajze vetëm 13 vjeçe.  Historia shokuese e cila u zbulua nga vetë denoncimi i vajzës ka tronditur mbarë opinionin publik.

Vajza ishte shoqe me të bijën e te dyshuarit si autor, Blerim Bishgjoni. Sipas të miturës autori e kërcënonte se do i vriste të atin dhe e dhunonte për të mos treguar abuzimet seksuale që ai ushtronte ndaj saj.

Gjykata caktoi masen e sigurise 40 ditë me burg. Gjykata ka kërkuar që të paraqiten akte shtesë, ndërkohë 46 vjeçari nuk i ka pranuar akuzat.

Vendi Lajme Kronike

EMISIONET