Kriza në Itali, Presidenti apelon partitë për krijimin e një "qeverie të profilit të lartë", thërret Draghin në takim

Kriza në Itali, Presidenti apelon partitë për krijimin e një

Presidenti Italian vendos krijimin e një qeverie me funksion të plotë për të përballuar emergjencat e vendit. Ai apelon forcat politike për një qeveri të profilit të lartë.

E thënë me fjalë të thjeshta Presidenti Mattarella kërkon krijimin e një qeverie me një kryeministër të zgjedhur nga vetë ai dhe që ka mbështetjen parlamentare.

Ndërkohë Mattarella ka thirrur në takim Profesor Mario Draghi, ish-kreun e Bankës Europiane.

Nëse pranon, mund të jetë ai kryeministri i ri i Italisë.

Ndërkaq takimet konsultative të kryetarit të Dhomës së deputeteve të Parlamentit italian Riberto Fico me grupet politike të mazhorancës qeverisëse të Qeverisë së dorëhequr Conte2 përfunduan pa rezultat.

 “Nuk ekzistojnë kushtet për krijimin e qeverisë së re me mazhorancën e mëparshme” tha ai.

Bota Lajme itali Europa kriza politike

EMISIONET