S’ka armëpushim për Karabakun, Moska nuk arrin t’i ulë gjakrat mes azerëve dhe armenëve

S’ka armëpushim për Karabakun, Moska nuk arrin t’i

Nuk ka zgjatur as disa orë armëpushimi i arritur në Moskë misid azerëve dhe armenëve për rajonin e Nagorni-Karabakut. Ndërsa më herët u zotuan për pushim luftimesh, palët i janë kthyer deklaratave të ndërsjellta për shkelje të armëpushimit.

S’ka armëpushim për Karabakun.Palët ndërluftuese, Azerbajxhani dhe Armenia, akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit, po këtë të shtunë kur u nënshkrua edhe pushimi i konfliktit.

U deshën 10 orë bisedime në Moskë, nën drejtimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, që të mundësohej një pushim i përkohshëm luftimesh nga e shtuna.

Kjo marrëveshje e arritur në Moskë, u shkel menjëherë nga të dyja palët që akuzuan njëra-tjetrën për sulme, ndërsa deklaruan se armëpushimi nuk hyri asnjëherë në fuqi.

Më herët, Kryediplomatët e dy vendeve firmosën një rezolutë tripalëshe me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov.

Lavrov tha se paqja do tentohet të rivihet me ndërmjetësinë e Rusisë, SHBA-së dhe Francës, të njohura si Grupi i Minskut në OSBE, njësoj si në vitin 1994.

Në rajon, konflikti që u rindez më 27 shtator ka lënë deri tani mbi 400 të vrarë dhe ka detyruar shpërnguljen e mijëra banorëve nga trevat e veta.

30 mijë jetë humbën jetët në vitet 1991-1994 kur provinca etnike vetëshpalli pavarësinë nga shteti azer, pavarësi e cila as tani nuk njihet ndërkombëtarisht.

Bota Lajme Lindje e Mesme konflikti azero-armen

EMISIONET