Situata skandaloze në Kakavijë, shqiptarët me sytë nga Zoti, se Qeveria s'ua zgjidhi hallin asnjëherë
Ora News sjell pamje nga Kakavija ku situata vijon e të jetë më e rënduar. Radha e makinave sa vjen e zgjatet. Qindra shqiptarë presin në makina me fëmijë, të moshuar, të sëmurë të kalojnë në anën tjetër të kufirit.
Shqiptarët ndihen të zhgënjyer nga shteti shqiptar i cili nuk arriti të marrë masa për të shmangur këtë situatë e cila përsëritet prej dhjetra vitesh
“Zoti ndihmoftë shqiptarët se qeveria nuk merr asnjë masë. 30 vite nuk është bërë asgjë” thotë një qytetar.
Kjo është situatë skandaloze. Kam fëmijën me aftësi të kufizuara. I kërkuam policisë që të na lejonte se po qëndroi shumë në diell pëson krizë. Më duhet të iki sesbën ” thotë një qytetar tjeter i cili nuk e fsheh zhgenjimin nga qeveria. Në makinë ka fëmijën e tij autik i cili nëse qëndron shumë në makinë e kapin krizat.
Kur gazetarja e pyet a ke një apel për shtetin, burri hesht dhe ndihet I pashpresë:
"Asgjë. Cfarë të themi. Gjynah, është për të ardhur keq. 30 vjet dekomraci dhe gjërat po shkojnë më keq."
Pala greke urdhëroi bërjen e tamponit për cdo qytetar që duhet të kalojë kufirin, ndërkohë në dispozicion të kësaj ka vendosur vetëm një grup mjekësor.
Qytetarët ndihen të zhgenjyer sepse askush nuk i ka informuar për masat e reja.
Nga ora 22:00- 06:00 pala greke ka qenë e mbyllur. Ne te gjithe kete situate vetëm sot në mëngjes ministrja e Jashtme informoi për masat qe kishte marrë qeveria.

