Situata në kampin sirian Al Hol është alarmuese, në rrezik jeta e mijëra fëmijëve

Situata në kampin sirian Al Hol është alarmuese, në rrezik

Është alarmuese situata e fëmijëve në kampin sirian në Al Hol.

Kushte higjeniko- sanitare, pasiguria e dhuna fizike vënë në rrezik jetën e mijëra fëmijëve mes të cilave dhe mjaft vogëlushë shqiptarë e kosovarë.

Francesco Rocca, Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, i cili është njëherësh dhe President i Federatës së Urdhërit të Kryqit të Kuq e Gjysmë Sënës së Kuqe, shprehet i preokupuar për gjendjen në të cilën ndodhen me mijëra fëmijë në kampin sirian Al Hol.

"Jetesa e tyre në këto kushte është një turp e Al Hol nuk është një kamp, por një burg në qiell të hapur."

Presidenti i Kruqit të kuq italian ishte një nga bashkëpunëtorët në operacionin e marrjes nga kampi  Al Hol e riatdhesimin në Itali të vogëlushit shqiptar Alvin Berisha.

Francesco Rocca i është përgjigjur pyetjes së gazetares Alba Kepi, nëse janë në akt apo janë kryer operacione të tjera shpëtimi ndodhen në këtë kamp.

Kepi: "Raportet e mjaft organizatave ndërkombëtare informojnë se janë me mijëra fëmijë jetimë në këtë kampe e mjaft prej tyre më kombësi shqiptare e kosovare. A po bashkëpunoni me qeveritë e këtyre vendeve për riatdhesimin e tyre?

Francesco Rocca: "Bashkëpunimi me qeveritë e këtyre vendeve ekziston, por problemi është vullneti për të kryer këto operacione. Ne jemi gati për të bashkëpunuar në riatdhesimin e këtyre fëmijëve. Por për të kryer riatdhesimin duhet asistenca e nevojshme nga e qeverive të këtyre vendeve, duhet të ketë të gjitha dokumentet identifikuese të fëmijëve.

Janë me mijëra fëmijë që ndodhen në këtë kamp, madje shumica e persona që ndodhen aty janë fëmijë. Jetojnë në kushte të tmerrshme. Prej fillimit të vitit 2021 e deri më sot janë kryer mbi 40 vrasje. Është një kamp ku fenomeni i dhunës është mjaft , mjaft larrtë, është një burg në qiell të hapur. Të lesh  që fëmijë të pafajshëm të jetojnë në këto kushte , është një gjë e turpshme e nuk gjej fjalë të shprehem. Ne si Kryq i Kuq e unë personalisht kemi qenë ndër të paktë që mundëm të nxjerrim vogëlushin shqiptar Alvin nga ai ferr, por që prej atij operacioni kanë qenë shumë shumë pak raste të tjera sa numërohen me gishtërinjtë e dorës."

Organizata humanitare Mjekët pa Kufi pak javë më parë ka denoncuar se tre operatorë të tyre janë plagosur brenda kampit Al Hol.

 "Siguria e kushtet higjienike e njerëzore brenda këtij kampi janë të papranueshme", informon kjo organizatë e cila për disa kohë qe e detyruar të ndërpresë shërbimet mjekësorë brenda tij. Fëmijët jetim shpesh mbesin pa kujdesje e shpesh ndodhin vrasje të dhunshme.

Vendi Lajme Sociale femijet Kampi Al-Hol Francesco Rocca

EMISIONET