Sipërmarrësja italiane: Duan të djegin biznesin tim në Vlorë. S'ndodhi as në '97

Një sipërmarrëse italiane, e cila prej 24 vitesh ka hapur biznesin e saj në Vlorë ndihet e kërcënuar dhe kërkon ndihmë nga autoritetet shqiptare.

Pasi ka bërë denoncimet përmes rrugës zyrtare në institucionet përkatëse  Marta Cardillo, pronarja e fabrikës së këpucëve "Tomaificio Maro" vendos të denoncojë kërcënimet në media.

Në harkun kohor të 10 ditëve, biznesi është tentuar të digjet 4 herë, (3 zjarrvënie dhe një e katërt e mbetur në tentativë)

Rasti më i fundit ishte para 3- ditësh, kur kanë gjetur në ambientet e brendshme të fabrikës 3 bidona me benzinë të lidhura me njëra tjetër dhe pranë saj një qese me bombula gazi.

Kercenimi- Pronarja e fabrikës së këpucës e vendosur përgjatë rrugës Tranballkanike, Marta Cardillo ndihet e kërcënuar.

"Dua ta denoncoj publikisht pasi kërkoj ndihmë. Deri tani nuk dimë ende se kush do të më bëjë keq. Ka ndodhur që në 10 ditë ka pasur 4 tentativa. Hera e fundit është shumë e rëndë. Kanë vendosur bombola gazi dhe shishe me benzinë me qëllim që të digjej e gjithë fabrika. Falë policisë private arritëm të parandalojmë gjithçka".

Cardillo: "S'mund të pres të më djegin"- Cardillo thotë se prej 20 vitesh ndodhet në Shqipëri dhe këto kërcënime nuk i ka pasur as në vitin 1997 madje në atë kohë ka qenë e vetmja fabrikë që ka punuar. Ka vënë në djeni dhe ministrin Tahiri i cili nga ana e tij ka angazhuar drejtorin e policisë së Vlorës.

"Kam folur me ministrin Tahiri dhe ai më tha se do të telefonojë drejtori i policisë së Vlorës. Kam bërë denoncimin por deri tani nuk kam asnjë informacion nëse e kanë arrestuar. Tentativa e parë ka qenë një vit më parë. Më pas më vodhën shtëpinë gjatë kohës që unë isha brenda. Nuk mund të pres më të më djegin dhe të më dëmtojnë mua dhe 600 punëtorët që kam unë. Më duhet të reagoj. I kam shkruar të gjithë ministrave por nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më pas vendosa të bëj denoncimin para medias. Të shohim se çfarë do të ndodhë."

Çfarë kërkon nga shteti? Cardillo përgjigjet: "Dua vetëm të më ndihmojnë të rri e qetë. Unë bashkëpunëtorët e mi, italianë dhe shqiptarë duam të jemi të qetë. Unë nuk kam ardhur këtu sot, kam 24 vjet këtu. I kam shkruar dhe konsullatës italiane"

 

 

Frika sa vjene  shtohet - Sipas Drejtorit Të kompanisë "Tomaificio Maro", Antonio Parente ,tentativat e djegies kanë qënë të dështuara sepse gati në të gjitha rastet është arritur që të shuhet zjarri ndërkohë që sa po vijnë e po bëhen agresiv.

Parente: "Tentativa e parë fare ka qenë një vit e gjysëm më parë, i pamë autorët, por nuk mund ti kapnim, fillimisht na thanë që ishte një shkëndijë elektrike. në tentativën e dytë kuptuam tentativën e qëllimshme për ti vënë zjarrin fabrikës. Në tentativën e katërt gjetëm 30 kg benzinë, dhe një bombë gazi, sipas meje nëse do ia dilnin, do të na shkatërronin cdo gjë në fabrikë, dëmi do ishte i madh. policia po punon, por sot nuk dimë ende asgjë.  Nuk kemi pasur kërcënime, por gjithçka që na është dukur e çuditshme e kemi rrëfyer në polici. Tashmë kam 24 vjet këtu, ndihem shqiptar, se kam një jetë këtu.

Largimi nga Shqipëria - Cardillo thotë se nëse nuk merren masa do largohet nga Shqipëria "Unë do iki dhe do denoncoj në mediat italiane do u them: Mos ikni në Shqipëri, nuk është ajo e mëparshmja. Kemi qenë dhe në 1997 kur ka qenë luftë dhe askush s'na ka prekur. Nuk është e drejtë. Vetëm në Vlorë ndodh kjo. Më tregojnë se në Fier janë mirë, në Tiranë po. Të iki në Tiranë? Jo jo nëse largohem iki në Itali kaq."

Edhe mbrëmë ka qenë një tjetër tentativë. Cardillo thotë se disa persona mbrëmjen e djeshme kanë marrë me makinë qentë që ruajnë fabrikën.

" Nuk e dimë çfarë po ndodh? Unë dua të iki por punonjëset e mia nuk më lënë. Jetoj prej 24 vitesh këtu."

Në lidhje me ngjarjen ,punonjësit e fabrikës kanë bojkotuar për rreth një orë punën në shenjë proteste ku kanë apeluar vënien e autorëve përpara drejtësisë pasi sipas tyre kjo situatë po i con në humbjen e vëndeve të tyre të punës.

italianet

digjet magazina1

[caption id="attachment_558669" align="alignnone" width="637"]digjet magazina3 Demet e shkaktuara ne fabrike[/caption]

digjet magazina2 digjet magazina4

 

Lajmi mberriti ne redaksi nga Jerola Ziaj, u redaktua nga Suela Gera

/Oranews.tv/

EMISIONET