Si u shkatërrua "Syri i Ciklopit", uji i pastër kristal është shndërruar në një kënetë nga inertet
Kështu ishte dikur "Syri i Ciklopit" (shikoni videon), një ndër bukuritë e vendit tonë. Rreth 4 km larg nga Krraba, turistë të shumtë shkonin për ta vizituar këtë perlë.
Sot "Syri i Ciklopit" është i ndotur nga inertet që vinë nga Hidrocentralet që përfundojnë në gropën e ujit.
Punimet në Hidrocentral e kanë shëndrruar në kënetë ujin e "Syrit të Ciklopit" që dikur ishte i pastër si kristal.
Infrastruktura lë shumë për të dëshiruar, në një terren shumë të vështirë, pa rrugë, për të shkuar te "Syri i Ciklopit" duhet më shumë se 1 orë për të shkuar në këmbë.
Tabelat orientuese të vetme ishin shënimet që kishin lënë turistët.
Teksa kërkonte një mandat, kryebashkiaku Erion Veliaj u premtoi banorëve të Krrabës që do ti kushtonte një vëmendje të veçantë "Syrit të Ciklopit", por prej gati 5 vitesh në drejtimin e bashkisë Tiranë, Veliaj duket se kujtohet për periferinë vetëm në kohë fushate.
