"Si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu?", libri nga shkrimtari italian Camillo Libardi
"Kishin kaluar më tepër se 400 vjet dhe Skëndërbeu nuk mundi të kishte nderin e një monumenti të tij në të gjithë Shqipërinë, ndërsa tani mblidhnin firma për ti ngritur një monument Ahmet Zagollit"-kështu shkruhet në faqet e këtij libri të shkruar nga vëzhguesi i hollë i jetës dhe politikës shqiptare Camillo Libardi, i cili jetoi për më shumë se 40 vjet në Shqipëri.
Libri, i cili vjen për herë të parë në gjuhën shqipe përshkruan detaje, ngjarje të panjohura historike si rebelimet antizogiste në veri të vendit, reprezaljet e Zogut në Shkodër, ekzistenca e të burgosurve politikë ,vrasjet politike dhe përgjigjen se si u bë Mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu?
Në kujtimet Historike 1918-1940 Camillo Libardi, na jep një tablo të gjallë të shoqërisë shqiptare të asaj kohe, duke u fokusuar në stilin shqiptar të qeverisjes dhe të politikanëve. Sipas tij, qysh në atë kohë, politika shqiptare nuk ka patur lidhje me mirëqeverisjen, por me sundimin me çdo kusht dhe me çdo mjet, duke vazhduar traditën e qeverisjes otomane.
