Si thyhet rekordi Guinness, idetë gjeniale të Alkent Pozhekut që mundën indianin dhe gjermanin

Si thyhet rekordi Guinness, idetë gjeniale të Alkent Pozhekut që

Dy herë rekord për mozaikët më të mëdhenj me fara i takojnë artistit Alkent Pozhegu nga Gjakova. Në një lidhje direkte për emisionin " Ditë e Re" në Ora News ai tregoi se ka qenë ëndrra e tij që në fëmijëri të punonte me artin e frutave, ëndërr të cilën e realizoi vite më vonë me anë të kokrrave si farat dhe misrat.

"Kam pasur një ëndërr që në fëmijëri ta realizoj rreth artit të frutave sepse gjithë jetën kam punuar në pozicionin e gastronomisë. Fatkeqësisht një kategori për artin e frutave nuk ka pas dhe kam kërkuar një material që mund ta siguroja brenda Kosovës dhe mos të ishte me çmim të lartë. Në një moment që kam qenë në pazar mu kujtuan kokrrat e misrit dhe më lindi ideja ta realizoja një mozaik të tillë."- tha Pozhegu

Artisti ka rrëfyer se pasi ka prezantuar projektin final, ka marrë konfirmim pas disa javësh nga Rekordet Guinness. Ai tha se rekordi  i tij me mozaikun 500 metra katror theu rekordin e mëparshëm i cili ka qenë 400 metra katrorë.

"Kam kontaktuar me persona të Rekordit të Guinness-it, kam pasur biseda për një kohë të gjatë, më kanë udhëzuar, ma kanë treguar projektin dhe ka qenë një ide e rastësishme. Vepra në përmasat më të mëdha ka qenë para një viti imazhi i Presidentit Donald Trump 5 me 6 metra katrorë dhe 4000 kokrra. E kam realizuar në një sallë sportive në qytetin e Gjakovës. Pasi mora përgjigje konfirmim, kam filluar ta detajoj projektin, i kam realizuar çka kërkohej në projekt, e kam dërguar për verifikim dhe mbas disa javësh më kanë konfirmuar se ky rekord i kësaj kategorie është pranuar, që i mëhershëm ka qenë në indi me 400 metra katrorë. Dhe tani momentalisht është 500 metra katrorë që kanë qenë dy emrat e Ronaldos dhe Messit."- tregoi artisti.

Mozaiku me fara që ka thyer rekordin Guinness nuk ka qenë rekordi i fundit pasi një tjetër mozaik me portretin e Rita Orës ka qenë rekordi i dytë për artistin.

"Unë e kam realizuar portretin e Rita Orës me gjithë ekipin me 300 metra katror. Rekordi ekzistues ka qenë 220 metra në Gjermani. Ia kam treguar babait të Ritës me fotografi dhe me vërtet tha ka qenë diçka emocionuese kur e ka parë"- tha Pozhegu

Vendi Lajme Aktualitet alkent pozheku rekord guinnes thyen rekordin indian dhe gjerman

EMISIONET