Si mundet një prind të dërgojë fëmijën në shkollë kur ka përhapje të Covid-19?
Si mundet nje prind te dergoje femijen ne shkolle kur ka perhapje komunitare te infeksionit ne vendin tone?!
Si mundet nje mesues te filloje punen ne kushtet e perhapjes komunitare te infeksionit, kur jeta e tij/saj, partnerit/prinderve mund te vihet ne rrezik?
Si mundet nje shtet te hap shkollat kur ne kushtet e perhapjes komunitare, shkollat mund ta perkeqesojne me shume situaten?! Vertete femijet nuk jane te rrezikuar per komplikacione (fatmiresisht), por mund te transmetojne infeksionin tek moshataret e tyre, mesuesit, prinderit, familjaret dhe per pasoje dhe ne komunitet!
Shkollat duhen hapur, por a do mundet qeveria te ule numrin e te infektuareve dhe per pasoje te kete nen kontroll epidemine deri ne Shtator? Me masat e sotme kjo ka shume pak gjasa te ndodhi, dhe premtimi i sotem per hapjen e shkollave nuk eshte bazuar ne nje strategji te mireorganizuar/plan kombetar, por ne hamendesime dhe per propagande!
