Si mohohet e drejta kushtetuese e votës në Shqipëri: Historia e Suela Lalës

Suelen e takojmë sapo del nga pallati që ajo jeton. Është e shoqëruar nga babaii, i cili prej vitit 1997 është bashkëshoqëruesi i saj në çdo udhëtim.

Vendosim të ulemi diku dhe të bisedojmë, por rruga nuk është e lehtë për të.

Një lëvizje vetëm prej 100 metra, duket thuajse e pamundur për Suelën.

Për fat të keq Tirana është ende larg të qënit një qytet ku mund të lëvizësh lehtësisht si person me aftësi të kufizuara. Transporti publik është i vështirë për tu përdorur. Përveç pengesave në trotuar, institucionet nuk janë të aksesueshëm. Mund të kuptohet lehtësisht që personat me aftësi të kufizuar janë të izoluar dhe margjinalizuar”   

Në këto kushte lëvizja vetëm është jo vetëm e pamundur por edhe e rrezikshme.

“Jo vetëm është shumë e rrezikshme të lëvizështhotë Suela

Ne foto: Suela Lala

Janë rrëth 170 mijë persona me aftësi të kufizuar nëShqipëri sipas censusit të fudit, e ata njdehën të papërfaqësuar politikisht në vend. Edhe një zë i vetëm që ishte në qeverinë Rama, zëri i saj nuk është dëgjuar.

Është e vërtetë që rasti i vetëm i përfaqësimit politik është zonja Kospiri, zv/ ministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, një njohëse shumë e mirë e problematikave të personave me aftësi të kufizuar por me bashkimin e dy ministrive dhe problemet në situatë pandemie është pa zë, dhe problematikat dhe zëri ynë nuk dëgjohet aspak.

I ndjek më vëmëndje të gjitha premtimet, vendimet apo nismat ligore por ajo që ka konstatuar në këto 8 vite është moszbatimi i tyre.

Ne foto: Suela Lala

“Në raport me atë çka zotohen me ligj politikbërësit tanë nuk I kanë zbatuar”

Por kur na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit Suela Lala na tregon se personat me aftësi të kufuzuar e kanë thuajse të pamundur që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

"Jo të gjitha qendrat e votimit janë të aksesueshme. Ka probleme"

Shembulli është konkret. Shkojmë bashkë me Suelën në qëndrën e saj të votimit, e cila fatmirësisht është vetëm pak metra larg apartamentit të saj. Por a mundet ajo të futet në ambientet e qëndrës së votimit?

"Rampa është jashtë çdo standardi dhe përdorimi i saj është i rrezikshëm” na thotë ajo.

Ne foto: Suela Lala

Përgatitur nga Marjana Legisi për emisionin "Tempora" në RTV Ora.

Vendi Lajme Aktualitet

EMISIONET